Agim Bahtiri e Faruk Mujka i rehatuan familjarët e tyre në Teatrin e Mitrovicës “Muharrem Qena” (Dokumente)

Agim Bahtiri e Faruk Mujka i rehatuan familjarët e tyre në Teatrin e Mitrovicës “Muharrem Qena” (Dokumente)

Komuna e Mitrovicës, e cila udhëhiqet nga kryetari aktual, Agim Bahtiri, më datën 5 tetor të viti të kaluar kishte shpallur konkurs për disa vende pune në Teatrin e Mitrovicës “Muharrem Qena”.

Komisioni përzgjedhës i formuar nga kryetari Bahtiri, me theks të veçantë nënkryetari i komunës Faruk Mujka, është kujdesur t’i rehatoi familjarët dhe përkrahësit e grupit të tyre.

Por, ky konkurs ka nxjerr në pah skandalin më të madh të kohëve të fundit sa i përket punësimeve, që rezulton si konkurs rehatimi.

Kandidatët e përzgjedhur sipas komisionit vlerësues janë këto pozita:

Zyrtar Administrativ Arijan Tahiri, (i cili aktualisht është duke shërbyer si asistent i nënkryetarit Faruk Mujka), Habib Ademi, Albana Musliu, Florentina Hasani, Shkurta Aliu-Shala.Në pozitën si kostumograf/e janë përzgjedhur: Elda Ahmeti dhe Learta Rama.

Në pozitën si rekuizer/e- biletashitëse janë përgjedhur: Fisnik Uka, Samir Kurti, Elmedina Ferizi, Agron Maliqi, Remzi Aliu.

Në pozitën si mjeshtër skene janë përzgjedhur: Lulzim Hasani, Arben Sahiti, Besmir Brahimi.

Në poziten elektricist/ toniest janë përzgjedhur: Besmir Brahimi (gëzon dy pozita), Ardian Maxhuni dhe Amir Kelmendi.

Ndërsa, në pozitën si punëtor skene është pranuar Faton Deliu, Arben Sahiti, Amir Klemendi.

Por, si duket vala e punësimeve në Komunën e Mitrovicës nuk u ndalë, duke e hapur edhe një konkurs pas 2 muajve, konkretisht me datën 5 dhjetor 2020 për një pozitë si Organizator/e e Teatrit “Muharrem Qena”.

*këtë konkurs kishin aplikuar 4 persona, ndërsa ishte përzgjedhur vetëm një. Ai ishte Ardian Kavaja, i cili ushtron detyrën e Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe është pjesë e grupit të Faruk Mujkës./MitrovicaRaporton/

 

 

 

Shpërndaje në: