Agim Bahtiri le të marrë mësim në këtë video – Gratë e kallin Urën e Ibrit me defa e valle

Agim Bahtiri le të marrë mësim në këtë video – Gratë e kallin Urën e Ibrit me defa e valle

Këto ditë ka ndodhur diçka e pazakontë tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. Papritur atë pjesë e kanë vërshuar dhjetra gra kosovare me defa në dorë. Ato po këndonin kundër ndarjes së Mitrovicës.

‘’Mitrovica është o e Kosovës, ooo. ‘’Mitrovica jalla po bën lume, ooo. ‘’Amerika jalla është e jona’’, ishin vetëm disa pjesë të tekstit që kishin përgatitur të gjitha bashkë për të kënduar.

Aty pranë gjendeshin disa karabinierë për sigurinë e urës. Të habitur, nisën t’ incizojnë gratë teksa këndonin, vallëzonin e bënin gjeste interesante, transmeton Periskopi.

Meqë kryetari Agim Bahtiri s’po arrin të bashkojë Mitrovicën e të sjellë Shakirën në hapjen e urës së Ibrit, siç kishte premtuar…. Dikush po kujdeset të paktën të sjellë disponim në atë zonë të zymtë./PERISKOPI/

https://www.facebook.com/shqiplikes/videos/2691427224262016/

 

 

Shpërndaje në: