Agim Bahtiri ndërron foton e profilit në Facebook – nuk është kjo që po e shihni në lajm

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, të premten do ta braktisë AKR-në e Behgjet Pacollit, për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Bahtiri këtë e ka konfirmuar duke shtuar se edhe 600 aktivistë të tjerë do t’i bashkohen VV-së.

“Është e vërtetë, të premten do t’i bashkohem Vetëvendosjes. Madje me minimum 600 aktivistë të tjerë, të cilët kanë qenë në AKR”, ka thënë Bahtiri.

Me sa duket, Bahtiri me padurim ka pritur një moment të tillë ku i menjëhershëm ka qenë reagimi në rrjetin social, Facebook, shkruan Periskopi.

Ai e ka vënë në foto të profilit fotografinë bashkë me tashmë udhëheqësin e tij, Albin Kurtin.

Kujtojmë se Agim Bahtiri edhe kohë më parë ishte përfolur se ka dhënë dorëheqje nga AKR. Mirëpo këtë ai e kishte hedhur poshtë duke thënë se vazhdon të jetë pjesë e kësaj partie./Periskopi/

Shpërndaje në: