Agim Bahtiri nis fushatën fuqishëm: Qytetari me piskama i jep lëvdata, ai luan modestin

Agim Bahtiri nis fushatën fuqishëm: Qytetari me piskama i jep lëvdata, ai luan modestin

Agim Bahtiri duket se do të jetë sërish kandidat për kryetar të Mitrovicës. Ai po përfundon mandatin e dytë, ose gjithsej tetë vjet në pushtetin lokal. Por, fushata për një mandat tjetër duket se ka nisur.

Kryetari i Mitrovicës është parë derisa iu shërben lëngje disa fëmijëve në Mitrovicë.

Një qytetar, i tejkënaqur me këtë veprim të kryetarit, i ka bërë një ledhë të jashtëzakonshme egos së tij, përcjell Periskopi.

“Ku ka ma kryetar ma t’kujdesshëm se ky. O vallahi krejt Mitrovica kemi me ta dhanë votën. Krejt Mitrovica,” – dëgjohet qytetari derisa piskat duke lavdëruar Agim Bahtirin.

Ky i fundit luan modestin dhe i thotë një “falemnderit” me pëshpërimë, por më pas vazhdon t’i shërbejë fëmijët me lëngje të ndryshme.

“Faleminderit nga zemra qytetarëve për mbështetjen e vazhdueshme.
Gjithmonë do të jem në shërbim të tyre, sidomos të fëmijëve” – ka deklaruar ai.

Kjo video është publikuar nga vet Agim Bahtiri. /Periskopi

Shpërndaje në: