Agim Bahtiri propozohet për nënkryetar të VV-së pas debaklit në Mitrovicë

Agim Bahtiri propozohet për nënkryetar të VV-së pas debaklit në Mitrovicë

Agim Bahtiri ka pësuar debakël total në zgjedhjet e djeshme komunale në Mitrovicë nga Bedri Hamza i PDK-së. Por, tashmë ka ardhur një propozim për të, edhe pse në formë ironike.

Është Avdi Smajlaj, profesori i njohur i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ai që ka kërkuar nga VV që Agim Bahtirin ta bëj nënkryetar të partisë.

“Është gjynah për një Lëvizje emancipuese, e për  vendin të mos thithë dijen e vizionin që ka një Akademik.” – ironizon z. Smajlaj, përcjell Periskopi.

Nuk dihet se cila do të jetë karriera e z. Bahtiri në politikë tash e tutje.

Ai është shprehur se i ka uruar fitoren kandidatit Bedri Hamza gjatë mbrëmjes së kaluar.

Statusi i plotë i z. Smajlaj:

Meqenëse qytetarët nuk e pranuan një akademik për kryetar komune, të ofertuar nga Lëvizja VV, atëherë për të mos lejuar që një kuadër akademik deficitar të shkoj huq, VV-ja do të duhej të bënte Akademik z.Bahtirin nënkryetar të Lëvizjes, përderisa posti i kryetarit është i zënë.
Është gjynah për një Lëvizje emancipuese, e për vendin të mos thithë dijen e vizionin që ka një Akademik.
P.s. nuk ka dyshim që edhe AShAK është përplot me akademika (respekt dhe përjashtuar ata/aton që e meritojnë e që janë pak).

Shpërndaje në: