Agim Bahtiri punëson vjehrrin e djalit si Drejtor të Shërbimeve Publike

Agim Bahtiri punëson vjehrrin e djalit si Drejtor të Shërbimeve Publike

Komuna e Mitrovicës është një nga komunat që ka angazhuar numrin më të madh të personave që janë punësuar nëpër pozita të ndryshme.

E për këtë është kujdesur kryetari aktual Agim Bahtiri t’i rehatoj secilin në pozita të lakmueshme dhe se pa pozitë se la as mikun e tij, njëherit edhe vjehërri i djalit të tij, Naser Muja.

Lëvizja Vetëvendosje, ka nxjerr në pah skandalin më të madh të kohëve të fundit sa i përket punësimeve, që rezulton si konkurs rehatimi, e sidomos nga kryetari Bahtiri.

Këto janë pozita rehatuese nga qeverisja e Agim Bahtirit:

1. Nehat Bahtiri, Drejtor i emergjencave- Gushac; 2. Besnik Beka, Drejtor i Urbanizmit – Gushac; 3. Sami Zeka, ish Drejtor i Urbanizmit tash drejtor në “Omni Sport”, Gushac; 4. Naser Muja, Drejtor i Shërbimeve Publike, (vjehërri i djalit të Agim Bahtirit); 5. Ardiana Hajra, shefe e kabinetit, Gushac; 6. Arben Sahiti, ish vozitës i kryetarit, tash i punësuar në Teatrin e qytetit, Gushac; 7. Antigona Ibrahimi, ish Shefe e Kabinetit tash e punësuar në Teatër; 8. Arijan Tahiri, ish asistent i nënkryetarit tash i punësuar në Teatër; 9. Lulzim Hasani, bashkëpunetor i Drejtorit të DKRS-së, i punësuar në Teatër; 10. Ardian Kavaja, ish drejtor i DKRS-së tash i punësuar në Teater; 11. Faton Deliu, i afërt me nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka. 12. Valmire Sylejmani, flitet se është pranuar në punë në Teatër me një konkurs totalisht ilegar dhe pa e përfilluar asnjë procedurë madje as nuk është shpallur në faqen zyrtare të komunës së Mitrovicës.

Shpërndaje në: