Agim Bahtiri reagon si ‘akademik i vërtetë’: E telefonova mbrëmë Bedri Hamzën, ja çka i thashë

Agim Bahtiri reagon si ‘akademik i vërtetë’: E telefonova mbrëmë Bedri Hamzën, ja çka i thashë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës që pësoi debakël në zgjedhjet e djeshme ka reaguar për herë të parë pas daljes së rezultateve.

Agim Bahtiri këtë reagim e ka bërë në mënyrë të kulturuar, siç ndoshta do të thoshte Glauk Konjufca, si një “akademik i vërtetë”.

Ai ka deklaruar se mbrëmë i ka uruar fitoren kandidatit Bedri Hamza derisa ka uruar qytetarët për zgjedhje të lira e demokratike, përcjell Periskopi.

“Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.” – u shpreh z. Bahtiri.

Nuk dihet nëse ai tashmë do të futet në politikën e nivelit qendror duke qenë se partia në të cilën bën pjesë, Vetëvendosje, është në pushtet.

Statusi i plotë:

Në zgjedhjet e djeshme për kryetar komune, edhe njëherë treguam se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike e me një proces pa asnjë problem.

Natyrisht në garë dikush fiton dhe dikush tjetër humb dhe kjo vendoset nga populli. Falenderoj qytetarët që për dy herë radhazi më kanë dhënë besimin mua për të udhëhequr Mitrovicën. Gjithashtu, falenderoj shumë të gjithë qytetarët që edhe kësaj radhe besuan në mua duke më votuar.

Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.

Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicës!

Me respekt,

Agim Bahtiri

Shpërndaje në: