Agim Bahtiri thyen heshtjen zgjedhore: Ja fjalët e tij pasi votoi

Agim Bahtiri thyen heshtjen zgjedhore: Ja fjalët e tij pasi votoi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka respektuar heshtjen zgjedhore në ditën e zgjedhjeve lokale që po mbahen në Kosovë.

Pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, Bahtiri nuk ka pasur kujdes në deklaratat e tij para mediave, duke thyer kështu heshtjen zgjedhore.

Në fund të deklaratës së tij, Bahtiri ka thënë “..nga kryetari juaj dhe kryetari i ardhshëm i Mitrovicës”, duke aluduar kështu në veten e tij.

Mirëpo gjatë votimit, Bahtirit nuk i shkoi gjithçka mbarë. Kandidatit të VV-së, i ra fletëvotimi nga dora, ndërsa të njëjtin u ulë për t’ia afruar sërish te kutia e votimit, bashkëshortja e tij.

 

Shpërndaje në: