Agim Bahtirin e përzënë nga një lagje të Mitrovicës, shkaktohen edhe rrahje (Video)

Agim Bahtirin e përzënë nga një lagje të Mitrovicës, shkaktohen edhe rrahje (Video)

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut nga radhët e VV’së, Agim Bahtiri, ka qenë i padëshiruar në lagjen ‘Tjegullore’ në Mitrovicë.

Kështu ka raportuar mediumi lokal ‘Jepi Zë’, derisa njoftoi edhe për përleshje fizike përgjatë takimit që po mbante në lagjen e Mitrovices kreu aktual i komunës së Mitrovicës së Jugut.

Po ashtu, siç raporton mediumi, në vendin e ngjarjes janë shtuar forcat e policisë pas incidentit.

Lidhur me rastin, ka reaguar vetë kryetari Bahtiri me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke ua vënë fajin për tollovinë përkrahësve të PDK’së.

Ndjej keqardhje për përkrahësit tonë, që sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair, gjatë tubimit që po mbanim aty”, ka shkruar Bahtiri në ‘Facebook’.

“Po ndihem keq që po i jepni këtë fytyrë qytetit tonë të qetë, por ju veç po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë. Jo PDK, kështu nuk bëhet debati e as fushata!”, ka shtuar tutje ai.

Shpërndaje në: