Agim Bahtirit i del videoja kur gënjente qytetarët: Në qershor ecim me kerre në urën e Ibrit

Agim Bahtirit i del videoja kur gënjente qytetarët: Në qershor ecim me kerre në urën e Ibrit

Kryetari i komunës së Mitrovicës që po garon për një mandat të tretë që do ta mbante në pushtet për 12 vjet, kishte bërë premtime të tjera interesante përpos atij për ngrohtoren prej farave të kumbullave. 

Me zë e figurë, Bahtiri u premtonte qytetarëve të Mitrovicës se deri në njërin qershor të viteve të kaluara ata do të mund të lëviznin çlirshëm në urën e Ibrit me “vetura, dhe automjete të tjera”.

“Komuna e Mitrovicës e ka një kryetar i cili e ka përkrahjen e fuqishme nga ShBA-ja dhe BE-ja,” – shprehej z. Bahtiri, në videon që mund ta shihni më poshtë, përcjell Periskopi.

Gjatë ditës së djeshme, për Bahtirin bëri fushatë edhe kryeministri Albin Kurti.

Shpërndaje në: