“Agim Peçurka” — Koha kur VV-ja e Bahtirit protestonte kundër tij

“Agim Peçurka” — Koha kur VV-ja e Bahtirit protestonte kundër tij

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë është duke u përçarë çdo ditë e më shumë që prej se kjo parti e rivendosi Agim Bahtirin për kandidat të Komunës edhe për një mandat.

Aktivistë të vjetër të VV-së në Mitrovicë kanë shprehur pakënaqësi me rikandidimin e Bahtirit, ndërsa ata që dikur e kundërshtonin ashpër qeverisjen e Bahtirit sa ishte në AKR, sot po i ofrojnë mbështetje të plotë.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, njëherësh edhe kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë, sot është një ndër përkrahësit më të mëdhenj të Bahtirit.

Por, situata nuk ishte e tillë para 7 vitesh.

Në vitin 2014, Mujka së bashku me drejtorin e Inspektoratit në komunën e Mitrovicës, Fidan Ademin, e quan Bahtirin “Agim Peçurka”.

Në një foto të publikuar vite më parë, Mujka e Ademi shihen teksa kishin organizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Komunës, ku kishin vendosur një pankartë me disa “peçurka” të vizatuara dhe me mbishkrimin “Agim Peçurka”.

Pas këtij aksioni, drejtori i Inspektoratit, Fidan Ademi kishte shkruar edhe një status në rrejtin social Facebook, duke thënë se do të vazhdojnë me aksione të tilla, pasi ky aksion, sipas tij i kishte frymëzuar qytetarët e Mitrovicës.

Por, situata ndryshoi tërësisht pas disa vitesh. Sot Mujka e Ademi janë dy nga përkrahësit më të mëdhenjë të Bahtirit në Mitrovicë.

Madje Mujka kishte dalë edhe kundër aktivistëve të vjetër të Lëvizjes Vetëvendsoje në lagjen “Tavnik” të Mitrovicës, kur këta të fundit shprehnin pakënaqësi me rikandidimin e Bahtirit.

Numri dy i komunës së Mitrovicës, është i njohur edhe për shumë punësime familjare gjatë kohës sa po ushtron detyrën e nënkryetarit të komunës.

Mujka kishte rehatuar renë e tij (gruan e djalit) në teatrin e qytetit.

Skandali i punësimeve të familjarëve të Mujkës nuk përfundoi me kaq.

Mujka ka rehatuar me vend pune edhe kunatën (gruan e vëllait) në Stacionin e Autobusëve.

Pikërisht këto punësime kanë shkaktuar pakënaqësi tek anëtarët e vjetër dhe të devotshëm të VV-së në Mitrovicë, të cilët tashmë janë distancuar nga qeverisja e tyre.

Shpërndaje në: