Agim Veliu ka një porosi për Kadri Veselin
Kryetari i komunës se Podujevës dhe nënkryetari i LDK-së ka kërkuar nga kreu u PDK-së, Kadri Veseli qe të jetë më i përgjegjshëm gjatë fushatës.
Veliu në llogarinë e tij në ‘Facebook’., ka shkruar se duhet më shumë përgjegjësi e jo protagonizëm.
Vendimmarrje e mbështetur në ligj e jo siç është shprehur ai turravrap e karagjozllëk.
“Këndej mbi tokë, e në diell, loja ka rregulla zotëri kandidat”, ka shkruar Veliu në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.
Ndryshe, një ditë më parë pas përfundimit të ndeshjes Trepça 89 me Llapin kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka shkuar në zhveshtore për t’i përshëndetur lojtarët e Llapit, por kjo atij i është mohuar nga njëri nga drejtuesit e Llapit.
Postimi i plotë i Veliut:
Ekzaltuar fjalimi, e impresione fushate mësyu me hygjym zhveshtoren e klubit rival.
Thuase fanela që mbante veshur i garantonte këtë të drejtë!
Veç mendimit të mirë për Kosovën e Mitrovicën, lypset edhe më shumë.
Përgjegjësi, jo protagonizëm.
Vendimmarrje mbështetur në ligj dhe jo turravrap e karagjozllëk!
Këndej mbi tokë, e në diell, loja ka rregulla zotëri kandidat!



