Agim Veliu: Nuk lëvizim, LDK do pesë ministri, kryeparlamentarin dhe presidentin

Agim Veliu: Nuk lëvizim, LDK do pesë ministri, kryeparlamentarin dhe presidentin

Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu, ka thënë se kjo parti nuk lëviz nga oferta e fundit që ia ka dhënë Vetëvendosjes.

“Gjasat janë që sot të ketë takim, sigurisht.  Për punën e ministrive jemi marrë vesh njëherë, nuk e di cfarë variantesh tjera ka.  Po presim nga Vetëvendosja që të deklarohet për ofertën tonë, oferta jonë është kryeparlamentari, 5 ministri dhe Presidenti. Ne presim përgjigje. Duhet të ketë një kohë që të kryhen disa punë dhe detyra që nap resin qoftë ai pozitiv, qoftë epilogu tjetër, Vetëvendosja duhet të ketë kohë të ketë pozicionin e saj dhe t’i shqyrtojë veprimet tjera. Në asnjë variant nuk heqim dorë nga pozita e kryeparlamentarit”, ka thënë Veliu./Periskopi/

Shpërndaje në: