Agjencia e Statistikave ndalë publikimin e çmimeve ditore të artikujve bazë

Agjencia e Statistikave ndalë publikimin e çmimeve ditore të artikujve bazë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka ndalur së publikuari çmimet ditore të artikujve bazë, shkruan Periskopi.

ASK-ja kishte nisur publikimin e artikujve bazë që para disa muajve, por që nga java e kaluar e ka ndalur monitorimin e çmimeve, rrjedhimisht publikimin e tyre.

Njëzet e katër artikuj bazë ka pabotuar Agjencia deri më 3 korrik.

“Duke parë lëvizjen e madhe të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, në muajt e fundit, është parë shumë e nevojshme që si institucion kompetent për prodhimin e të dhënave statistikore zyrtare dhe matjen për njësi të të gjitha aktiviteteve ekonomike në vend, ASK-ja ka filluar monitorimin ditor të çmimeve të konsumit të artikujve bazë”, kishte njoftuar ASK-ja në fillim të muajit prill të këtij viti.

Çmimet e artikujve bazë kanë shënuar një rritje rekorde muajve të fundit, dhe sipas statikeve të fundit, inflacioni në Kosovë ka prekur majën e 14.1 për qind.

Inflacioni është një lëvizje e qëndrueshme në rritje në nivelin e përgjithshëm të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në një ekonomi. Ajo korrespondon me një humbje të fuqisë blerëse për një monedhë që përdoret brenda ekonomisë. Si rezultat, duhen më shumë njësi valutore për të blerë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh.

Paratë tuaja blejnë më pak, qoftë bukë, ushqime, qira apo shërbime mjekësore sa më parë. Inflacioni mund të dëmtojë gjithashtu kursimtarët sepse zvogëlon vlerën e interesit që fitoni në depozitat tuaja.

Inflacioni është i pranishëm vetëm kur çmimet e përgjithshme të mallrave dhe shërbimeve janë në rritje. Dy forca kryesore mendohet se janë përgjegjëse për rritjet: inflacioni që tërheq kërkesën dhe inflacioni që shtyn koston. /Periskopi/

Shpërndaje në: