Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë merr masa pas shfaqjes së gripit të shpezëve në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë merr masa pas shfaqjes së gripit të shpezëve në Kosovë

Pas shënimit të një rasti të gripit të shpezëve “Avian Influenza” në Sekiraqë të Podujevës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë disa masa.

Sipas një njoftimi, është bërë e ditur se vendimi hynë sot në fuqi dhe do të zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës.

Këto janë të gjitha masat:

I. Masat e përgjithshme:

a) Ndalimin e lëvizjes së shpezëve nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e shpezëve;

b) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes;

c) Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km);

d) Njoftimi i rasteve të dyshimta për sëmundjen Gripi i Shpezëve;

e) Vizita e fermave të dyshuara nga ambulancat veterinare në koordinim me inspektorët veterinar, marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e

Ushqimit dhe Veterinarisë

f) Përcaktimi i lokacioneve dhe groposja e shpezëve të ngordhura.

II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja shpezëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara vetëm me pëlqimin e inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën në pranimin e shpezëve në hapësirat e tyre.

IV. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

Shpërndaje në: