Agjencia për Privatësi kërkon të mos publikohen të dhënat personale të veteranëve

Agjencia për Privatësi kërkon të mos publikohen të dhënat personale të veteranëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë thirrje që mos të publikohen listat me të dhënat personale të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

AIP përmes një komunikate ka vlerësuar se është shkelje ligjore nëse bëhen publike listat me të dhënat personale “që e identitifkojnë subjektin e të dhënave në këtë fazë, pa pasur një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë”.

AIP tha se “institucionet përkatëse, të cilat i kanë përpunuar këto të dhëna duhet të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të mos cenuar të dhënat personale të individëve”.

“Për më tepër, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka të drejtë të përpunoj të dhëna personale të anëtarëve të saj për qëllime të qarta dhe legjitime duke ju përmbajtur parimeve të përpunimit të të dhënave, duke ndërmarr të gjitha masat e duhura organizative për ruajtjen dhe sigurinë e tyre, si dhe duke mos lejuar qasjen e paautorizuar të personave tjerë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Agjencia për Informim dhe Privatësi u bënë thirrje të gjitha institucioneve, mediave të shkruara dhe elektronike dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar që nxjerrë nga organet e Drejtësisë.

Agjencia, Agjencia për Informim dhe Privatësi ,si autoriteti i vetëm i mandatar me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale, konstaton se publikimi i listave të cilat përmbajnë të dhëna personale që e identifikojnë subjektin e të dhënave në këtë fazë, pa pasur një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në këtë rast, Institucionet përkatëse, të cilat i kanë përpunuar këto të dhëna duhet të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të mos cenuar të dhënat e personale të individëve. Përpunimi duhet të bëhet duke rrespektuar parimet dhe masat që ka përcaktuar legjislacioni përkatës për që rregullon çështjen e veteranëve dhe legjislacioni përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për më tepër, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka të drejtë të përpunoj të dhëna personale të anëtarëve të saj për qëllime të qarta dhe legjitime duke ju përmbajtur parimeve të përpunimit të të dhënave, duke ndërmarr të gjitha masat e duhura organizative për ruajtjen dhe sigurinë e tyre, si dhe duke mos lejuar qasjen e paautorizuar të personave tjerë.

Institucionet kompetente të përcaktuara me ligj, të cilat janë duke trajtuar çështjen e veteranëve, duhet t’i përpunojnë këto të dhëna vetëm për qëllimin specifik, duke siguruar masat e nevojshme të mbrojtjes së tyre dhe duke iu përmbajtur parimeve legjitime të mbrojtjes së të dhënave personale, deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar të organeve të drejtësisë.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në vazhdimësi do të siguroj mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Për çdo shkelje të dispozitave të këtij ligji, Agjencia do të ndërmarrë masat e parapara sanksionuese, respektivisht do të shqiptojë gjoba për shkelësit e këtij Ligji.

 

Shpërndaje në: