Agjencia ushqimore e BE-së: Krimbat e verdhë mund të hahen lirisht nga njerëzit

Agjencia ushqimore e BE-së: Krimbat e verdhë mund të hahen lirisht nga njerëzit

Ushqimet me krimba të verdhë si biskotat, pastat, hamburgerët do të shiten masivisht shpejt në mbarë Evropën pasi insekti u bë i pari i këtij lloji që u zbulua të ishte i sigurt për konsum nga njerëzit prej Agjencisë për siguri ushqimore të BE-së.

Megjithatë, këta krimba nuk janë të këshillueshëm që të hahen prej të gjithëve. Ata që kanë alergji të pluhurit, psh, mund të vuajnë nga reaksione alergjike.

Konkluzioni i shkencëtarëve në agjencinë ushqimore të Bashkimit Evropian, vjen pas  një aplikim nga kompania e parë e prodhimit të insekteve për ushqim me bazë në Francë, Micronutrism, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Përbërësit kryesorë të insektit janë preinat, yndyra dhe fibrat, dhe të cilat ofrojnë një zgjidhje të çmueshme edhe ambientale ushqimore për të ardhmen.

Kur thahen, insektet në fjalë thuhet se shijojnë njësoj si kikirikët. /Periskopi

Shpërndaje në: