Agjenda e aktiviteteve për 11-vjetorin e Pavarësisë

Agjenda e aktiviteteve për 11-vjetorin e Pavarësisë

Në Kosovë nesër shënohet 11 vjetori i shpalljes së Pavarësisë.

Për këtë ditë janë paraparë aktivitete të ndryshme, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit.

Në mëngjes do të mblidhet Qeveria, e cila do të mbajë mbledhje festive për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë.

Pas gjysmë orë, bëhet ngritja solemne e Flamurit, ku do të marrë pjesë Presidenti Thaci, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Pastaj, të tre liderët politik do të vendosin kurora lulesh në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Në ora 10:45, Kuvendi do të mbajë seancë solemne për nder të kësaj ditë të vecantë, ndërsa në ora 12:20, Trupat e FSK-së do të parakalojnë prej sheshit “Nënë Tereza” deri të sheshi “Ibrahim Rugova”.

Për të festuar këtë ditë, edhe një delegacion i huaj do të jetë në Kosovë.

Kështu, Kryeministri Haradinaj do të pres në ora 15:00 një delegacion 17-anëtarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Senatori James Inhofe.

Ndërsa, në mbrëmjë, përkatësisht ora 18:30 do të bëhet ndezja e organizuara e fishekzjarrëve në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Për shkak se edhe ky përvjetor e gjenë vendin e izoluar, përfaqësues të organizatave studentore do të organizojnë një protestë artistike.

Kjo për të shfaqur paknaqësitë në lidhje me vonesën e liberalizimit për qytetarët e Kosovës.

Protesta mbahet në kryeqytet në ora 13:00.

Ndërsa, aktivitete të ndryshme do të mbahen edhe nëpër komuna.

 

Shpërndaje në: