Agjenda e Kombëtares së Kosovës të hënën, para ndeshjes me Gjeorgjinë

Agjenda e Kombëtares së Kosovës të hënën, para ndeshjes me Gjeorgjinë

Kombëtarja e Kosovës të hënën do të mbajë seancën stërvitore para ndeshjeve të shtatorit.

Seanca e parë do të mbahet nga ora 19:00 në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Para përfaqësues A, seancë stërvitore do të mbajnë lojtarët e U21, para sfidës me Anglinë.

Ndërsa nga ora 11:30 përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes, do të mbaj konferencë për medie.

Njoftimi i plotë i FFK-së:

Ju njoftojmë me aktivitetet të cilat do të zhvillohen gjatë ditës së hënë (30 gusht, 2021):

ora 10:00 – Nënshkrimi i marrëveshjes me sponsorin e Superligës
(në selinë e FFK-së)
ora 11:30 – Konferenca e përzgjedhësit të Kombëtares, Bernard Challandes
(në hotel Emerald)
ora 16:30 – Stërvitja e parë e Kombëtares U21 për ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21
(në kampin Edukativ Nacional në Hajvali)
ora 19:00 – Stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit kundër Gjeorgjisë, Greqisë e Spanjës
(në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë).

Shpërndaje në: