Agjenti 007: Telefoni i veçantë që përdori Scholz për të folur me Putinin

Agjenti 007: Telefoni i veçantë që përdori Scholz për të folur me Putinin

Kancelari gjerman Olaf Scholz përdori një telefon të kuq që ndodhet zyrën e tij në bisedën telefonike të së martës me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për çështjen e Ukrainës. Kjo pajisje e veçantë nuk është një telefon i thjeshtë, pasi teknologjia e tij i referohet “Agjentit 007”, James Bond, siç raporton gazeta gjermane “Bild”.

Kancelari Olaf Solz, 64 vjeç, postoi një foto të zyrës së tij me një telefon të kuq me mbishkrimin e mëposhtëm: “Nëntëdhjetë minuta në telefon me Putin: Rusia duhet të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të njohë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Përndryshe, një zgjidhje diplomatike është e paimagjinueshme”.

Telefoni i kuq që kancelari i Gjermanisë ka në zyrën e tij është një model i veçantë, “Sina Communicator” i kompanisë “Secunet”, e cila është me qendër në Hessen dhe është në krye të “strategjisë dixhitale” të re të qeverisë.

Pajisja peshon 5,5 kg dhe mund të transmetojë telefonata të koduara, dokumente konfidenciale dhe video thirrje.

Duke futur një çip të veçantë (“kriptoshkop”) në anë të telefonit, telefonuesi mund të bëjë vetëm “telefonata sekrete kombëtare”.

Për bisedime, si ai me Kremlinin, kancelari socialdemokrat përdor një linjë tjetër sekrete telefonike. /abcnews.al

Shpërndaje në: