Agjenti i Dembeles fajëson Xavin dhe shpjegon pse lojtari s’ka rinovuar me skuadrën

Agjenti i Dembeles fajëson Xavin dhe shpjegon pse lojtari s’ka rinovuar me skuadrën

E ardhmja e sulmuesit francez mbetet e paqartë

E ardhmja e sulmuesit francez mbetet e paqartë pasi që ai nuk ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën me të cilët i skadon kontrata në ktë verë.

Agjenti i tij, Moussa Sissoka e ka kritikuar Blaugranan dhe Xavin për trajtimin e klientit të tij dhe ai vazhdimisht është në kontakte me klube të tjera në Europë.

“Gjithmonë kur ne flasim për rinovime në flasim për para, por nuk është vetëm kjo. Është edhe menaxhimi që ne ju bëjmë jetës së tyre të përditshme”, tha Sissoko.

“Menaxhmenti sportiv i Dembeles duke hyrë në skuadër pa u stërvitur menjëherë pas Covidit, e që është shumë e vështirë për ne që ta kuptojmë këtë”.

Sipas L’Equipe destinacioni më i mundshëm i Dembelesë ËSHTË Chelsea, derisa thuhet se Paris Saint-Germain nuk janë në garë.

Barcelona ende do të pret për përgjigjën definitive për ofertën për rinovim që ata ia ofruan sulmuesit ditë më parë, edhe pse bisedimet kanë ngecur.

Shpërndaje në: