Agjenti i Kessie lë gjithçka në duart e Milan: Për rinovimin flisni me drejtorët

Agjenti i Kessie lë gjithçka në duart e Milan: Për rinovimin flisni me drejtorët

Duket se nuk është faji i Franck Kessie për mos-rinovimin e kontratës me Milan.

Mesfushori i Milan ka qenë një nga lojtarët më të mirë në kohën e fundit te skuadra ‘Rossoneri’, por telashet hapen kur ai ngurron të rinovojë kontratën.

Për këtë problem, agjenti i lojtarit bën të ditur se përgjigje duhet të japin drejtorët e klubit dhe jo lojtari apo ai.

“Flisni me drejtorët”, ka thënë Atangana, përcjell Periskopi. “Jam këtu vetëm për të parë ndeshjen”, ishin fjalët e tij.

Kessie është në vitin e fundit të kontratës së tij me Milan, por gjatë Lojërave Olimpike të Tokios, 24 vjeçari thoshte se dëshiron të qëndrojë te Milan për gjithë karrierën e tij./Periskopi/

Shpërndaje në: