AGK dënoi linçimet e grupit “MeKryeministrin”, grupi linçon edhe AGK-në

AGK dënoi linçimet e grupit “MeKryeministrin”, grupi linçon edhe AGK-në

AGK së fundi ka dënuar linçimet që po bëhen nga ana e grupit famëkeq të Vetëvendosjes në Facebook, “MeKryeministrin”. Por, grupi në fjalë nuk është zmbrapsur dhe ka kundërsulmuar.

Ata kanë shpërndarë reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe kanë sulmuar ashpër duke thënë “Janë bërë bashkë i gjithë kazani mediatik kundër grupit”.

Nuk dihet nëse Vetëvendosje e ka ndërmend ta lë Facebook-un e të punojë diçka meqë ka marrë gjithë pushtetin institucional në Kosovë.

Periskopi lut të gjithë lexuesit që të mos përfshihen në gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit dhe të mos përkrahin linçimet e askujt ndaj askujt.

Shpërndaje në: