Agnelli: Super League synon të garantojë stabilitet në botën e futbollit

Agnelli: Super League synon të garantojë stabilitet në botën e futbollit

Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, ka dhënë disa komente të reja lidhur me European Super League.

Mbrëmë raportohej se UEFA është dorëzuar në ndjekjen për ndëshkim ligjor ndaj skuadrave që do të jenë pjesëmarrëse në Super League.

Mediet e kanë shënuar këtë si një fitore të Agnelli, Perez e Laporta kundër presidentit të UEFA, Ceferin.

Presidenti i ‘Zonjës së Vjetër’ ka shkruar një letër të gjatë mbrëmë, duke folur për projektin e Super League.

Ai ka thënë se në periudhën kur bota (ekonomike) është goditur nga kriza e shkaktuar prej pandemisë, projekti i ri në futboll shihet si një garantues për stabilitet.

Mbyllja e stadiumeve, humbjet e mëdha të skuadrave, krahasuar me vitin 2019, janë shqetësuese për të. Kësisoj,  një projekt i tillë është i domosdoshëm.

Ai ka rikonfirmuar edhe një herë se skuadra e Juventus vazhdon të jetë pjesë e projektit dhe as që e mendon largimin. European Super League thuhet të jetë projekt i pashmangshëm për të shpëtuar futbollin. /Periskopi/

Shpërndaje në: