Agolli ia uron fitoren Hamzës, Bahtiri ende në heshtje

Periskopi.com Lajme

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Armend Agolli, e ka uruar kundërkandidatin e tij, Bedri Hamza, për rezultatin e arritur në Mitrovicë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Agolli ka thënë se rezultatet në këto zgjedhje ishin të pakënaqshme për të, ndonëse thotë se e pranon propozimin demokratik të mitrovicasve.

“Rezultatet tona nuk janë ato që i prisnim, megjithatë faleminderit secilit që keni besuar në mua. I uroj Bedriut për rezultatin e arritur, uroj që ai ta respektoj vullnetin e qytetarëve me përulësi”, ka shkruar mes tjerash ai.

Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë kandidatin e VV’së për Mitrovicën, megjithatë ai nuk ka qenë i qasshëm.

Me 91,96 për qind të votave të numëruara, Bedri Hamza ka 54,44 për qind, Agim Bahtiri 33,93 dhe Armend Agolli 11,63 për qind.

[21:45]

Bedri Hamza, kandidat për të parin e Komunës së Mitrovicës, ka marrë 54,77 për qind të votave nga 89,22% të numëruara nga KQZ’ja.

Pas tij radhitet kandidati i VV’së për Mitrovicën, Agim Bahtiri, me 33,65 për qind.

Armend Agolli, kandidati i LDK’së për Mitrovicën, është i treti me 11,58 për qind të votave.

Nga gjithsej 78,546 të votave, 70,077 janë përpunuar në Mitrovicë.

[21:07]

Pas numërimit të 71,36 për qind të votave në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, kandidat për kryetar të PDK’së për këtë komunë, po prin me 54,46 për qind.

Hamza qëndron më se 20 për qind më larg sesa kandidati për kryetar i VV’së, Agim Bahtiri, i cili ka mbledhur 33,92 për qind të votave, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, sipas KQZ’së, Armend Agolli është i treti me 11,62 për qind.

Hamza, sipas EXIT POLL-eve të dhëna, pritet ta fitojë komunën pa balotazh.

[20:36]

KQZ’ja ka arritur të numërojë 34 për qind të votave në Mitrovicën e Jugut.

Bedri Hamza, kandidat për kryetar të Mitrovicës nga PDK’ja, nga 26,730 vota të numëruara, ka marrë 53,36 për qind të votave.

Ndërkaq, kandidati i VV’së për kryetar të Mitrovicës radhitet i dyti me 35,43 për qind.

I treti rangohet Armend Agolli me 11,21 për qind.

[20:27]

Nga më se 19.262 vota të numëruara nga KQZ’ja në Komunën e Mitrovicës së Jugut ose afro 25 për qind të tyre, kandidati për kryetar nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka marrë 4.029 vota ose 53,63 për qind të tyre.

Ndërkaq, i dyti radhitet kandidati i VV’së për Mitrovicën, Agim Bahtiri, 2.685 ose 35,74 për qind e tyre.

Pas tij radhitet Armend Agolli i LDK’së me 799 vota ose 10,63 për qind.

Në Mitrovicën e Jugut kanë votuar gjithsej 78,546 persona.

[20:24]

Nga njëra prej vendvotimeve të numëruara në fshatin Gushavc të kandidatit për kryetar të VV’së, Agim Bahtirit, Bedri Hamza ka arritur të marrë më se 30 për qind të votave.

Nga 868 votues, Bedri Hamza i ka marrë 139 vota ose 29,57 për qind të tyre, ndërkaq Agim Bahtiri 66,38 për qind.

20:09

Nga 6.38 për qind të votave në Mitrovicë të Jugut, kandidati i PDK’së për kryetar, Bedri Hamza prin me 1.044 vota ose 49.20 për qind të tyre.

Ndërkaq, pasues i tij është kandidati i VV’së, Agim Bahtiri ka marrë 869 vota ose 40,95 për qind.

Armend Agolli i LDK’së radhitet i treti me 209 vota ose 9,85 për qind.