Agolli: Kurti keqpërdori pozitën e kryeministrit, siç thoshte vetë kur në pozitën e tij ndodhej Thaçi

Periskopi.com Lajme

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicë, Armend Agolli ka reaguar pas vizitës së sotme të Albin Kurti në këtë komunë.

Agolli përmes një postimi në Facebook tha se Kurti zbarkoi sërish në Mitrovicë për t’i ndihmuar atij që edhe e solli Mitrovicën në këtë derexhe.

Agolli tha se me këtë veprim, Kurti keqpërdori pozitën e kryeministrit për nevoja partiake duke ia kujtuar kohën kur Kurti e kritikonte Thaçin për të njëjtat veprime gjatë kohës kur ai ishte në pozitën e kryeminitrit

“Kjo mbështetje, përveç që paraqet keqpërdorim të pozitës së kryeministrit të vendit për nevoja partiake – siç thoshte vetë Kurti dikur në raste të ngjashme, kur në pozitën e tij të tashme ndodhej Hashim Thaçi, është edhe mëkat ndaj mitrovicasve”, ka shkruar Agolli.

Postimi i plotë:

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sërish zbarkon në Mitrovicë.
Jo për t’i ndihmuar diçka qytetit tonë, por Agim Bahtirit. Pra, atij që edhe e solli Mitrovicën në derexhenë ku ndodhet sot.
Kjo mbështetje, përveç që paraqet keqpërdorim të pozitës së kryeministrit të vendit për nevoja partiake – siç thoshte vetë Kurti dikur në raste të ngjashme, kur në pozitën e tij të tashme ndodhej Hashim Thaçi, është edhe mëkat ndaj mitrovicasve.
Është mëkat se si mitrovicasve dështimi tetëvjeçar po tentohet t’iu shitet si mundësi për shpëtim e prosperitet. Mëkati, madje, bëhet edhe më i rëndë kur para Kurtit, po të njëjtën gjë e bëri edhe kryekuvendari Konjufca, e besa edhe ministri i Financave Murati, me arysetimin që i bëei falimentimit të Komunës nga Bahtiri.
Sido që të jetë, personalisht nuk besoj se qytetarët e Mitrovicës do të bien sërish në grackë, e ta votojnë përsëri dikend që qytetit ia ndali kohën për plot 8 vjet. Me aq sa unë i njoh mitrovicasit – sepse edhe vet jam njëri nga ta – ata po kërkojnë ndryshim të njëmendët, e jo vetëm një kamuflim sipërfaqësor të dështimeve me një petk të ri.
Përkundër kësaj unë, të dashur bashkëqytetarë, ju lus që ta keni parasysh se nuk janë të gjithë të ndershëm si ju, e as siç duken.
Mitrovica mbi të gjitha, përtej partive, për mitrovicasit