Agolli me program konkret për të moshuarit

Agolli me program konkret për të moshuarit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Mitrovicës, Dr. Armend Agolli, ka vizituar shoqatën e pensionistëve, me ç’rast ka dëgjuar për hallet e shumta të tyre, si dhe ka shpalosur pjesë nga programi i tij.

Ai, më tej, ka spikatur aspekte të programit për të moshuarit si në vijim:

– transport urban falas për të gjithë pensionistët;

– shërbime mjekësore në shtëpi;

– qendra rehabilituese (banjë) në Shalë;

– ndërtimi i shtëpisë së pleqve;

Në fund, Agolli, ka thënë se nuk janë thjeshtë premtime, ne vërtetë do t’i bëjmë realitet.

 

Shpërndaje në: