Agon Hana me kujtime nga Blloku 1 dhe 2 i Kryeqytetit: Lagjje që duhet ta kenë kujdesin e pushtetit

Agon Hana me kujtime nga Blloku 1 dhe 2 i Kryeqytetit: Lagjje që duhet ta kenë kujdesin e pushtetit

Ka shumë lagje që qeverisjet e kaluara i kanë lënë pas dore dhe nuk kanë investuar në to, si në Bllokun 1 dhe 2 afër shkollës Teknike, në kryeqytetin e Kosovës. Këtë e ka rikujtuar edhe një herë kandidati për Asamble Komunale nga radhët e AAK, Agon Hana, i cili tha edhe pse Blloku i parë dhe i dytë, kanë qenë qendër e intelektualëve të shumtë, nuk është marr parasysh të bëhet asnjë investim. Madje Hana tha, se ka kërkesë nga banorët e lagjes që të bëhet një pllakë me emrat e intelektualëve të këtij blloku, fasadimin e ndërtesës si dhe disa kërkesave të tjera, ku ai ju premtoi që kjo do të realizohet nën qeverisjen e Daut Haradinaj si kryetar i Komunës së Prishtinës.

“Sot vizitova vendin ku kam lindur, Bllokun 1 dhe 2, qendrën e intelektualëve, aty ku filloi evoluimi i Prishtinës dhe Kosovës, aty ku kam kaluar fëmijërinë time. Të dy fotografitë janë shkrepur në të njëjtin vend, njëra në vitin 1981 dhe tjetra në vitin 2021. 40 vjet kanë kaluar dhe kjo lagje është harruar nga udhëheqësitë e kaluara. Në këtë lagje kanë jetuar emra të ndritur si Qamili i Vogël, Muharrem Qena, Shani Pallaska, Malo Gami, Zekerija Rexha, Njazi Maloku, Rrezak Shala, Zeqir Bajrami, Halil Turku, Bujar Emra, Abdurrahman Shala, Katarina Josipi, Melihate Ajeti, Edmond Islami, Luan Prekazi, Reshat Randobrava, Lirije Tanefi etj. Në vizitën time takova banorët, miqtë e vjetër të lagjes, të cilët dëshirojnë vendosjen e një pllake përkujtimore me emrat e intelektualëve dhe artistëve të cilët kanë banuar tek Blloku 1 dhe 2. Të njëjtit kërkojnë fasadimin e ndërtesave, përmirësimin e asfalltit dhe të trotuarëve të cilët janë shtruar në nëntor të vitit 2020, gjelbërimin, rampën në fillim të rrugës, emërtimi i rrugës të kthehet siç ka qenë, pra Blloku 1 dhe 2, nxemjen qendrore dhe vendosjen e telave nëntokë. Miqtë e mi, banorë të Bllokut 1 dhe 2, ju premtoj se me përzgjedhjen time si Asambleist, do ta ngris zërin tim në plotësimin e kërkesave tuaja. Kjo lagje nuk duhet harruar kurrë”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/1496374006/posts/10220576701076272/?sfnsn=mo

Shpërndaje në: