Agresioni kibernetik në Shqipëri: Skenarin më i keq

Agresioni kibernetik në Shqipëri: Skenarin më i keq

Gazetari Eni Ferhati tha se informacionet e dala janë shumë sensitive, që nga informatorët e policisë dalja e identitetit të të cilëve vë në rrezik jetën e tyre.

Në emisionin Now në Euronews Albania Ferhati u shpreh se problemi më i madh është nëse dalin komunikatat operatorëve të Drejtorisë së Policisë Kriminale apo të dhëna të sistemeve shumë sekrete të policisë, ku kanë akses vetëm disa oficerë të lartë të policisë.

“Kemi pasur shumë propagandë se kanë arritur të marrin e-mailet e titullarit të policisë. Për mua s’janë problem udhëtimet e drejtorit të policisë. Problemi është nëse do na dalin komunikatat operatorëve të Drejtorisë së Policisë Kriminale, të dhëna të sisteme më të sofistikuara të policisë që mbajnë informacion shumë sekret me të cilat mund të njihen vetëm grada të caktuara të policisë. Nuk dua të mendoj skenarin se mund të dalin të dhëna të SHISH dhe kjo ven në një kontekst kur kemi pasur sulme edhe nga vende të tjera”, tha gazetari Ferhati.

Shpërndaje në: