Agron Demi pyet: A ma shumë e ka dëmtu Qeveria Haradinaj Serbinë me taksën 100%, apo Kosovën me hajninë 100%?

Agron Demi pyet: A ma shumë e ka dëmtu Qeveria Haradinaj Serbinë me taksën 100%, apo Kosovën me hajninë 100%?

Analisti Agron Demi nga Insituti GAP ka krahasuar efektet që ka sjellë taksa karshi Kosovës dhe Serbisë.

Sipas krahasimit të tij, më shumë u dëmtua ekonomikisht Kosova me hajni, se sa Serbia me taksën 100 përqind.

Postimi i tij i plotë:

A ma shumë e ka dëmtu Qeveria Haradinaj ekonomikisht e politikisht Serbinë me taksën 100%, apo Kosovën me hajninë 100%?

Efektet ndaj Serbisë:
– mesatarisht 36 milionë euro humbje në muaj, apo rreth 152 milionë euro deri më tani.
– forcim të pozitës ndërkombëtare të Serbisë ndaj Kosovës.

Efektet ndaj Kosovës:
– 50 milionë euro të humbura borxhe nga ambalazhuesit e ujit;
– 53.1 milionë euro shtesë për Bechtel&Enka;
– 37 milione euro në vit për veteranët mashtrues;
– 6 milionë euro humbje nga heqja dorë e arkëtimit të mjeteve për shkak të vonesa në kryerjen e punëve në autostradë;
– qindra miliona euro humbje shumëvjeçare nga kontrata skandaloze për ndërtimin e TC Kosova e Re;
– miliona euro shpërdorime për paga zëvendësministrash, këshilltar politik, koordinator, mbipunësime…
– degradimin e më tejshëm të politikës së jashtme të Kosovës.

Marrja e veprimeve reciproke ndaj një vendi që të lufton në çdo hap është veprim i drejtë. Por përdorimi i taksës 100%, si mbulesë për hajninë 100%, është dëm shumë më i madh që kjo Qeveri është kah ja bën Kosovës.

Shpërndaje në: