Agron Kuçi i vetmi kryetar komune i cili ka fituar tre herë radhazi çmimin për performancën më të mirë

Agron Kuçi i vetmi kryetar komune i cili ka fituar tre herë radhazi çmimin për performancën më të mirë

Në historinë e Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi është shpallur tre herë radhazi kryetari me përformancën më të mirë në Kosovë.

Për herë të parë në vitin 2017, modest karshi fitores, por me angazhim të lartë karshi punës për të fituar edhe në vitin 2018 dhe 2019, duke shkruar historinë e suksesit të një kryetari shembull në shtetin tonë.

Organizimi i mirë i punës, ofrimi i shëbimeve cilësore në kohë reale dhe krijimi i frymës së mirë të bashkëpunimit me qytetarë kanë bërë që shërbimet dhe cilësia e jetës në Komunën e Junikut të rritet dukshëm, arritje që Komunës së Junikut i siguruan vendin e parë si komuna me përformancën më të mirë në vend tri vite radhazi.

Shpërndaje në: