Aguero do të pensionohet – Barca gjen zëvendësuesin e tij në Premier League

Aguero do të pensionohet – Barca gjen zëvendësuesin e tij në Premier League

Barcelona janë vënë në kërkim të një lojtari që mund të mbulojë hapësirat që do të lë Sergio Aguero në skuadër.

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, ka disa probleme me zemër dhe do të pensionohet nga futbolli  më herët sesa kishte planifikuar.

Tani, Barca janë vënë në kërkim të një sulmuesi që mund të mbulojë hapësirat e tij, dhe një figurë kanë identifikuar në Premier League.

Sipas ‘Mirror’, Edinson Cavani është lojtari që mund t’i bashkohet Barcelonës, gjatë janarit, përcjell Periskopi.

Thuhet se Cavani mund të jetë në dispozicion të katalanëve për vetëm 5 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të bëjë ndonjë ofertë zyrtare për kartonin e uruguaianit. /Periskopi/

Shpërndaje në: