Aguero tregon si e përjetoi vdekjen e Maradonas: Nuk e besoja dot, telefonova dikë për ta konfirmuar

Aguero tregon si e përjetoi vdekjen e Maradonas: Nuk e besoja dot, telefonova dikë për ta konfirmuar

Sergio Aguero ka dhënë disa komente për ngjarjen më të dhimbshme në Argjentinë së fundmi – vdekjen e Maradonas.

Sulmuesi i Barcelonës ka thënë se lajmi për vdekjen e ikonës argjentinase e goditi rëndë atë, dhe nuk mund ta besonte.

“Ndihesha shumë keq, shumë keq. Kur e mora vesh, më dukej si gënjeshtër, sikur shumë herë të tjera”, ka thënë Aguero, transmeton Periskopi.

“Por, qëkur pash se njerëzit po postonin rreth vdekjes së tij më shumë dhe më shumë, unë pyeta dikë të afërm dhe më tha se ishte e vërtetë”, shtoi ylli i Barcelonës.

Aguero është në proces të rikuperimit nga lëndimi dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për Koeman. /Periskopi/

Shpërndaje në: