Aguero zbulon arsyen pse refuzoi numrin 10 te Barcelona

Aguero zbulon arsyen pse refuzoi numrin 10 te Barcelona

Sergio Aguero ka refuzuar mundësinë që të mbajë numrin ikonik 10 te skuadra e Barcelonës.

Kur Lionel Messi u largua zyrtarisht nga Barcelona, pikëpyetja ishte se kush do ta pasonte numrin ikonë te skuadra katalane.

Një nga emrat që thuhej se i është propozuar ai numër ishte i sapoardhuri nga Manchester City, argjentinasi tjetër, Sergio Aguero.

Krejt kjo, sipas vet sulmuesit, duket se ka ngjarë për hir të respektit që ai gëzon për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

“Nuk ishte se nuk doja, por ishte për respekt ndaj Lionel Messi”, ka thënë Aguero, përcjell Periskopi.

Pasi Aguero refuzoi ta merrte fanellën me numrin 10, ajo iu propozua Ansu Fati dhe 18 vjeçari tani do të luajë me fanellën 10.

Më herët këtë numër mbanin emra si Messi, Ronaldinho e Rivaldo. /Periskopi/

Shpërndaje në: