Ahmet Isufi: U kthy Donika

Ahmet Isufi: U kthy Donika

 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi është kthyer sërish  në AAK, aty ku  për herë të parë e kishte nisur karrierën e saj si politikane.

Shefi i Grupit Parlametar të AAK-së, Ahmet Isufi nuk ka dashur të komentojë këtë veprim të Kadaj-Bujupit, duke thënë vetëm se Donika është kthyer.

‘O po u kthy Donika, hiq s’e komentojmë’, ishte përgjigja e Ahmetit për Periskopin.

Lajmin për bashkimin e sërishëm me AAK-në e bëri  kryetari i partisë Ramush Haradinaj, i cili  e priti deputeten në zyrën e Kryeministrisë.

‘Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht’, kishte shkruar Haradinaj në Facebook.

Para dy viteve ajo ishte larguar nga kjo parti, për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Në zgjedhjet e vitit të kaluar, ajo fitoi edhe një mandat si deputete nga radhët e VV-së.

Por pas përçarjes që ndodhi në Lëvizje, ku u larguan 12 deputetë, Kadaj-Bujupi vendosi që të kthehet në ‘shtëpinë e vjetër’, e të mos i bashkohet grupit të të pakënaqurve të Vetëvendosjes.

Të mërkurën edhe zyrtarisht këta 12 deputetë kanë dorëzuar kërkesën që në parlament të jenë grup i veçantë parlamentar.

Në bazë të kërkesës së dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, ata kanë kërkuar që grupi parlamentar të quhet “Grupi i Deputetëve të Pavarur- GDP”, që do të udhëhiqet nga Dardan Sejdiu./Periskopi/

 

 

 

 

Shpërndaje në: