Ahmeti: Është intesifikuar lufta ndaj VV-së, po vjen fundi i “Pronto”-s
I pari i kryeqytetit, njëherësh anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, pas arrestimeve të sotme të gjashtë aktivistëve të kësaj lëvizje, vlerëson se është intensifikuar lufta speciale ndaj VV-së.
Në një reagim në Facebook, Ahmeti ka thënë se luftandaj VV-së , ka ardhë pas publikimi të përgjimeve, të njohura si ” Dosja e shefave”, duke theksuar s esulemt do të jenë edhe në të ardhmen.
“Me daljen e përgjimeve dhe me shtimin e pakënaqësisë ndaj qeverisjes në Kosovë është intensifikuar lufta speciale ndaj Levizjes dhe kundërshtarëve të tjerë. Sa më afër fundi i këtij pushteti aq më të ashpër do të jenë me të gjitha mjetet e institucionet të identifikuara si të kapura. Inskenimet, shpifjet dhe sulmet do të jenë më të shumta dhe më të mëdha. Ndaj komunes janë shtuar sulmet, shpifjet, hetimet etj”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai gjithashtu shkruan se bashkë me qytetarët do të vijë fundi i “prontos”.
“Qytetarët duhet të qëndrojne bashkë, sepse bashkë do ta sjellim fundin e prontos. Nuk ka presion qe na zbraps, sulm që na dobëson e inskenim që na ndal. Fundi po ju vjen”, përfundon reagimi i Ahmetit.



