Ahmeti kërkon hetime për punësimet në Telekom dhe institucionet tjera publike

Ahmeti kërkon hetime për punësimet në Telekom dhe institucionet tjera publike

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar hetime për punësimet në Telekom dhe institucionet tjera publike, shkruan Periskopi.

Ahmeti është shprehur i bindur se në secilin institucion në Kosovë mund të gjehen trungje familajre.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Hetimet nuk duhet të ndalen vetëm në Telekom. Duhet të përfshijnë edhe institucionet e tjera publike.

Në fakt çdo zyrtar i lartë publik i zgjedhur do të duhej të raportonte të gjithë familjarët e punësuar në institucione publike, bashkë me datën e punësimit. Përndryshe hetimet e kufizuara do të përdoren për beteja partiake e jo për ta luftuar nepotizmin në institucionet publike.

Jam më se i sigurtë që do të gjejmë trungje familjare brenda institucioneve publike si në nivelin qëndror ashtu edhe në atë lokal.

P.S. në çdo aplikacion për punë në institucione ndërkombëtare ku kam aplikuar gjithmonë ka qenë pyetja për ti raportuar personat e familjes që punojnë në atë organizatë. P.sh. në Bankën Botërore ka qenë i ndaluar punësimi në të njejtën kohë i këtyre kategorive:

“Category I Relatives ëho are not eligible for employment:

Mother, father, son, daughter.
Sister, brother, half-sister, half-brother.
Aunt, uncle, niece, nephew.”

Shpërndaje në: