Ahmeti: Ne bëjmë ligje për të mbrojtur investitorët shqiptarë

Ahmeti: Ne bëjmë ligje për të mbrojtur investitorët shqiptarë

“E ardhmja është këtu, shqiptarët të investojnë në hapësirat e tyre, e jona ka qënë në vazhdimësi të punojmë me Evropën perëndimore me SHBA-të për të marrë nisma të tilla, si parti ne bëjmë politikë, ligje për të mbrojtur investitorët që ata të jenë të sigurt për kapitalet e tyre, të garantojmë paqe e stabilitet dhe çdo investitor në radhë të parë kërkon siguri”, ka thënë Ahmeti, njofton Aktuale.mk, duke shtuar se ne kemi kaluar shumë kriza, por, “këto dy vitet e fundit është një nga krizat më të mëdha që ka pasur vendi pas 2001”.

“Që nga mbarimi i zgjedhjeve 2014 ku opozita braktisi Kuvendin, pasuan pastaj përgjime të montuara e çmontuara pa e ditur kush sesi kanë ndodhur ato gjera. Vendi hyri në një krizë pa rrugëdalje. Ne bëmë gjithçka si BDI dhe vlerësuam se në dobi të shqiptarëve në radhë të parë, që të mos jemi sehirxhinj që të menaxhojmë dhe për të gjetur rrugëdalje dhe kjo krizë të arrihet drejt zgjidhjes”, ka thënë Ahmeti.

Madje, lideri i BDI-së Ali Ahmeti në takimin me banorët e Matejçit të Likovës ka thënë se, “ne jemi ata që dimë të hartojmë politika e ndërtojmë strategji”.

Ndërkaq, edhe Ahmeti ka vënë në dukje copëtimin e votës shqiptare që vjen me formimin e partive të reja.

“Le të bëhen të gjithë bashkë kundër BDI-së, por mos ta copëtojnë votën shqiptare sepse ashtu ajo bëhet e parëndësishme, forca zvogëlohet. Ne duhet të jemi të rëndësishëm, i rëndësishëm bëhesh me njerëz po dhe numrat janë shumë të rëndësishëm për demokracinë, konsensualitetin”, ka thënë numri një i BDI-së Ali Ahmeti.

Fjalim para banorëve të Matejçit ka mbajtur edhe shefi i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri.

“Zgjedhjet më 11 dhjetor janë më të rëndësishme për BDI-në, duke filluar nga viti 2002 deri në vitin 2014. Jeni dëshmitarë se subjektet e ndryshme politike aktivizohen, themelohen vetëm disa muaj, ose mos them 1 apo dy muaj para zgjedhjeve më datë 11 dhjetor. Kjo nuk është e rastësishme dhe për t’ja lënë vetëm rastit. Sa më tepër parti shqiptare, aq më tepër egziston mundësia që të shpërndahet vota shqiptare. Aq sa më tepër shpërndahet vota shqiptare, aq më tepër dhe aq më rëndë do jetë që opsioni politik i cili do të fitojë, të ketë një fuqi të madhe për t’ju kundërvijë politikave të partive maqedonase në vend”, theksoi Neziri.

“Sa më tepër parti politike aq më tepër shpërndahet vota shqiptare. Pra, po ndodh një fenomen i çuditshëm, ndërsa politikat e Ali Ahmetit janë që të mos ketë aleanca me partitë maqedonase, por me shqiptarët”, ka thënë Neziri, në takimin me banorët në Matejç të Likovës, ku pjesëmarrës ishin edhe  zyrtarë të tjerë të kësaj partie.

Shpërndaje në: