Ahmeti: Nuk munden ata që janë definicion i nepotizmit, me luftu atë
Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar nënshkrimin e sotëm të memorandumit të nënshkruar nga ambasadori britanik Ruairi O’Connell, kryeparlamentari Kadri Veseli e kryeministri Isa Mustafa.
“Ende po pres deklaratat e ambasadorëve posaçërisht atyre të Quintit mbi përgjimet dhe vazhdimin e kapjes së shtetit. Derisa njëri ambasador nënshkruan marrëveshje me PDK-në dhe Isën, në Termokosin e uzurpuar kryetari dhe nënkryetari i PDK-së për Prishtinë kanë punësuar disa anëtarë të familjes së vet”, ka thënë Ahmeti.
“Këta të qesin hi syve qysh edhe shprehen në përgjime. Nuk munden ata që janë definicion i nepotizmit, me e luftu atë”, ka shtuar më tej ai.



