Ahmeti: Qytetarët s’po i respektojnë thirrjet për të mos dalë pa nevojë, prandaj ndaluam lëvizjen nëpër sheshe

Ahmeti: Qytetarët s’po i respektojnë thirrjet për të mos dalë pa nevojë, prandaj ndaluam lëvizjen nëpër sheshe

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, duke komentuar vendimin e MSh-së në bashkëpunim me komunën e Prishtinës për të kufizuar lëvizjen nëpër sheshet e Prishtinës, thotë se kjo ka ardhur si rezultat i mos respektimit të thirrjeve nga ana e qytetarëve për të mos dalë jashtë pa nevojë.

Ahmeti shkruan në Facebook:

 

Thirrjet për të mos dalë pa nevojë, nuk po respektohen nga qytetatët. Aq më pak tash, që edhe moti po përmirësohet. Masat shtesë të sigurisë janë të domosdoshme.

Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shetitjes! Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe.

Falënderojmë Policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë, duke kufizuar lëvizjet nëpër sheshe. Kanë mbetur të hapura vetëm korridoret e domosdoshme.

Për ta ruajtur veten, familjen, dhe shëndetin publik – #rriNshpi!

 

Shpërndaje në: