Ahmeti: S’do ta lejojmë shtatoren e Fadil Vokrrit nëse do të duket si prezantimi që lidhje me të s’ka

Ahmeti: S’do ta lejojmë shtatoren e Fadil Vokrrit nëse do të duket si prezantimi që lidhje me të s’ka

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se do e kundërshtojnë vënien e shtatores së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, në rast se është e njejta me atë që iu prezantua atij.

Ahmeti, tutje ka përmendur edhe shtatoren e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, të cilën e ka konsideruar “qesharake”.

Ai ka thënë se shtatorja e komandatit të ndjerë, Adem Jasharit, që do vendoset në Prishtinë, do jetë më ndryshe.

Ndër të tjera, ai ka thënë se “ndoshta duhet me e lënë punën e shtatoreve”, duke e uruar festën e 28 nëntorit.

Postimi i plotë:

Sot jam edhe më i bindur. Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njejta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen. Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur.

Nashta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e Komandantit Adem Jashari për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe. Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura.

Shpërndaje në: