Ahmeti thotë se Unioni i komunave shqiptare do të zgjerohet
Në një intervistë për “Epoka e Re”, Ahmeti ka thënë se krijimi i këtij unioni ndërmjet pesë komunave ka nisur me bashkëpunim në urbanizëm, inovacion, investime, kulturë dhe transport publik.
Ai ka thënë se hapi i radhës është formimi i sekretariatit të përhershëm të këtyre komunave.
Kryetari i Prishtinës ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria kanë barriera të pashpjegueshme në kufi sa iu përket njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.
Ai ka bërë thirrje të punohet sa më shumë që të zhduken këto barriera.



