Ahmeti voton për strukturat e reja të PSD-së: Rezultati i 6 tetorit dhe Prishtina – arsyet e dorëheqjes

Ahmeti voton për strukturat e reja të PSD-së: Rezultati i 6 tetorit dhe Prishtina – arsyet e dorëheqjes

Shpend Ahmeti bëri të ditur se për shkak të përgjegjësisë pas rezultatit zgjedhor të 6 tetorit, mori vendim për t’u tërhequr nga pozitat në këtë subjekt partiak ndaj dhe siç thotë do të merret vetëm me postin e Kryetarit të Prishtinës.

Ish kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, pas votimit për strukturat e reja të kësaj partie, tha se për rezultatin e dobët në zgjedhjet e 6 tetorit përgjegjësia është kolektive, andaj ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

Ai përsërit edhe njëherë se rezultati i dobët i zgjedhjeve dhe fokusimi në Komunën e Prishtinës, janë dy arsyet që e shtynë të japë dorëheqje nga kreu i PSD-së.

“Kaluan më shumë se dy muaj dhe kemi pasur diskutime në kryesi. Zgjedhjet duhet të mbahen jo më shumë se 150 ditë. Në vend se të shkojmë në përgjegjësi individuale unë kam kërkuar të shkojmë në zgjedhje. Çdo organ i kryesisë ka shkuar në zgjedhje e të marrim përgjegjësi kolektive”, raporton EO.

“Kam dhënë dorëheqje një për shkak të përgjegjësisë që kam në rezultatin zgjedhor dhe e dyta se dua të fokusohem në Komunën e Prishtinës”, tha ai.

Shpërndaje në: