Ahmeti zbulon emrat e politkanëve tjerë që ishin planifikuar atentate ndaj tyre

Ahmeti zbulon emrat e politkanëve tjerë që ishin planifikuar atentate ndaj tyre

Arben Ahmeti – Komentator politik, ka thënë se shtatë politikanë kosovarë janë paralajmëruar se do të ketë tentim atentati ndaj tyre. 

Ahmeti në Politiko, ka thënë se Fatmir Limaj i NISMA-s është njëri prej tyre.

“Aktualisht, shtatë politikanë të Republikës së Kosovës, personalitete të rëndësishme që ndërlidhen me UCK-në, janë të paralajmëruar për planifikim atentati ndaj tyre, aktualisht në ditën e sotme kur po flasim. Para dy jave e kanë marrë informatën, Fatmir Limaj është njëri prej tyre”, ka thënë Ahmeti në kanal 10

Arben Ahmeti ka vlerësuar se Agjencia e Kosovës për Intelegjencë (AKI) funksionin shumë më mirë sesa Shërbvimi Intelegjentë në Shqipëri (SHIH).

Komentatori politik, Ahmeti në Politiko ka theksuar se institucionet e Kosovës, duke qenë ndërë më të sulmuarat përgjatë viteve të kaluara, janë edhe më të përgatitura në aspektin e sigurisë, për dallim nga vendet tjera në rajon.

“Arsyeja pse AKI-ja funksionon më shumë se SHISH-i në Shëipëri është për shkak se Kosova ka qenë qender e gravitacionit të përpjkeve të ndryshme. Dhe, duke qenë të sulmuar, diagnoza që ne e përdorim është pak më e rëndë, sesa në shtetet e rajonit. Po flasim për një tentim-atentat të trajtuar nga institucionet”, tha Ahmeti.

Ai madje tha se hakerët iranian në sulmet e fundit kibernetike në Kosovë nuk kanë arritur të marrin as edhe një dokument të vetëm, për dallim nga Shqipëria ku për shkak të mosprofesionalizmit, morën shumë dokumente.

“Po flasim edhe për një sulm të hakerëve, të cilët s’kanë mundur ta marrin asnjë dokument, për shkak se tek ne siguria është shumë më e vëmendshme. Në Shqipëri ata kanë marrë shumë dokumente për shkak të mosprofesionalizmit të organeve të tyre të sigurisë. Çfarëdo dokumenti që publikohet do të jetë kokëdhimbje e madhe matan kufirit “, tha më tej Ahmeti.

Shpërndaje në: