Ai kryeboksieri: Vjosa Osmani nuk e dinte kush ishte Fadil Vokrri

Ai kryeboksieri: Vjosa Osmani nuk e dinte kush ishte Fadil Vokrri

Një video e presidentes Vjosa Osmani nuk do t’i pëlqejë aq shumë futboll-dashësve në vendin tonë, pasi duket që ajo ngatërron z. Fadil Vokrri – legjendën e futbollit tonë, me një kryeboksier.

Ndoshta kryeboksieri në fjalë me të cilin e ngatërron Vokrrin znj. Osmani ishte Aziz Salihu.

“Ai kryeboksieri, a osht qiky ai që ka qenë kampion, m’fal a, futbollisti – që ka qenë shumë i njohur n’t’klaumen e tash…” – thoshte znj. Osmani duke i treguar Lutfi Hazirit në një emision argëtues, përcjell Periskopi.

Vokrri ka qenë lojtari më i mirë kosovar gjatë kohës së ish- Jugosllavisë duke arritur suksese kulmore te Prishtina dhe Partizani i Beogradit.

Po ashtu, Vokrri ka merita të pakontestueshme për pranimin e futbollit kosovar në UEFA dhe FIFA.

Stadiumi i qytetit në Prishtinë mban emrin e tij. /Periskopi

Shpërndaje në: