Ajaxi qetëson të gjithë, gjendja e Nourit është e qëndrueshme

Ajaxi qetëson të gjithë, gjendja e Nourit është e qëndrueshme

E gjithë bota e futbollit u shokua me lajmin se ndeshja miqësore mes Ajaxit dhe Werder Bremenit është ndërprerë për shkak se lojtari Abdelhak Nouri ka pësuar aritmi kardiake.

Që ta kuptoni më lehtë, një çrregullim në rrahjet e zemrës.

Ajaxi ka njoftuar se gjendja e 20-vjeçarit është e qëndrueshme.

Lojtari kishte qëndruar shtrirë në fushë për 15 minuta, ku kishte marrë ndihmën e parë nga mjekët e skuadrës.

Pas kësaj është dërguar në spitalin më të afërt me helikopter.

Shpërndaje në: