Ajaxi shpallet kampion i Holandës

Ajaxi shpallet kampion i Holandës

Me një fitore të thellë 5-0 ndaj Herenveenit të cilën e mposhti me rezultat 5-0, skuadra e Ajaxit është shpallur kampion në ligën e Holandës në futboll të quajtur Eredevise.

Ky është titulli numër 36 për Ajaxin në Holandë.

Nën drejtimin e trajnerit Eric Ten Hag, Ajaxi në këtë edicion arriti 26 fitore, 4 barazime dhe vetëm tre humbje.

Kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, Ajaxi ka 82 pikë në vendin e parë, katër më shumë se PSV që ka 78 pikë në vendin e dytë.

Shpërndaje në: