Ajo që bëri portieri i Madagaskarit vetëm katër sekonda pasi filloi ndeshja, është thjesht e rrallë

Ajo që bëri portieri i Madagaskarit vetëm katër sekonda pasi filloi ndeshja, është thjesht e rrallë

Nuk do shumë mend pse futbolli është sporti më i popullarizuar në botë.

Për dekada e dekada, magjistarët më të mëdhenj të botës na kanë dhuruar drithërima duke tejkaluar pritshmëritë me të bëmat e tyre nëpër fusha futbolli.

Figurat si Diego Maradona, Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi na sillën nëpër kokë kur mendojmë për gjëra të tilla. por në fakt ata janë vetëm disa nga shumë të tjerë që na kanë dhuruar momente të paharruara, transmeton Periskopi.

Fatkeqësisht, kjo storie nuk është për asnjërin prej tyre.

Ky artikull ka të bëjë me një moment nga ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës mes Tanzanisë dhe Madagaskarit që u luajt sot.

Në fund të Grupit J, Madagaskari ishte e dëshpëruar për një fitore.

Mirëpo, gjërat startuan si mos më keq për të pasi portieri i kësaj Kombëtareje shkaktoi penallti pas vetëm KATËR sekondave.

Ishte një gabim komik, me portierin i cili ndërhyri vonë në sulmuesin e Tanzanisë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: