Akademikë turq me varka në Greqi për të kërkuar azil politik

Akademikë turq me varka në Greqi për të kërkuar azil politik

Tre persona nga Turqia janë arrestuar nga policia greke javën e shkuar e shkuar. Dy prej tyre mësues dhe i treti inxhinier, hynë ilegalisht në tokën greke duke kërkuar azil politik.

Gjithsesi, ata janë ndaluar nga policia për hyrje të paligjshme në vend, ndërsa është pezulluar dëbimi i tyre. Tre burrat rreth të 40-ve shkuan me një varkë në ishullin grek Rodos, duke paguar trafikantin.

Ata thanë se po përndiqeshin në vendin e tyre, për shkak se akuzoheshin si të lidhur me lëvizjen Gylen, e akuzuar nga qeveria turke se qëndron prapa grushtit të dështuar të shtetit.

Më herët, katër turq të tjerë, dy akademikë dhe fëmijët e tyre kërkuan gjithashtu azil në Greqi. Ata u arrestuan javën e kaluar në Aleksandropolis, në afërsi të kufirit greko-turk.

Të gjithë mohojnë çdo lidhje me grushtin e shtetit, duke theksuar se autoritetet turke kanë nisur pastrimin në shkallë të gjerë ndaj të gjithë atyre që mendohen se simpatizojnë Lëvizjen Hizmet.

Dy prej thanë se kishin punuar në shkollat e hapura me donacione nga simpatizantë të lëvizjes. Ndërkohë, tetë ushtarakë turq ndodhen ende në Greqi pasi u arratisën menjëherë pas grushtit të shtetit.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e shpejtë të tyre, por vendimi nuk është marrë ende nga autoritetet greke. Ministri i Jashtëm greke, Nikos Kotzias tha të dielën se fati i ushtarëve varet nga drejtësia greke.

Ai zhvilloi një takim privat në Kretë me homologun turk, Mevlut Çavusoglu, e para që pas grushtit të shtetit.

AFP-ja shkruan se Greqia synon të ruajë bashkëpunimin me fqinjin e saj për shkak të marrëdhënieve delikate në dekada midis dy vendeve, edhe për shkak të trembjes së lëshimit të një “lumi” emigrantësh nga Turqia.

Shpërndaje në: