Akademiku Mustafa tani merret edhe me komentuesit e AAK’së: Janë renditë si fishekë me mbrojt partinë

Akademiku Mustafa tani merret edhe me komentuesit e AAK’së: Janë renditë si fishekë me mbrojt partinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duket se është i obsesionuar me Qeverinë Haradinaj. Për çdo detaj, qoftë edhe më i vogli, kohëve të fundit ai nuk po përton fare të reagojë në Facebook – raporton Periskopi.

Tani, akademiku Mustafa ka filluar të merret edhe me komentet e simpatizantëve të partisë së Ramush Haradinajt, AAK’në.

Ai shkruan për ta se janë rendit si fishekë për ta mbrojtur partinë dhe qeverinë e tyre, ngjashëm me ata të PDK’së.

Madje, thotë se LDK nuk do t’ju dalë ashtu siç e kanë menduar.

Lexoni të plotë reagimin e tij në Facebook:

Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim

Për nj gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy. E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do tu del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta! IM

Shpërndaje në: